ACT Portals - Albania

NATO është një organizatë politiko-ushtarake, objektivat parësor të së cilës janë mbrojtja kolektive e anëtarëve të saj dhe ruajtja e paqes në hapsirën e Atlantikut të Veriut. Ajo ka shtabe ushtarake e civile dhe një strukturë ushtarake të integruar. Aleanca bashkon në mesin e saj 28 vende anëtare nga Europa dhe Amerika e Veriut dhe e merr mbështetjen e saj përmes aseteve dhe forcave që ofrohen nga secili shtet anëtar. Për më shumë informacion mbi NATO-n ju lutem vizitoni www.nato.int
Në strukturën e NATO-s janë dy komanda strategjike, njëra në Europë dhe tjetra në Amerikën e Veriut të cilat ofrojnë një lidhje unike transatlantike për bashkëpunimin Politik dhe për sigurinë:
- Komanda e Aleancës për Operacionet (Allied Command Operations - ACO), e cila është e vendosur në Mons, Belgjikë në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe - SHAPE). Për më shumë informacion mbi ACO ju lutem vizitoni www.aco.nato.int
- Komanda e Aleancës për Transformimin (Allied Command Transformation - ACT) e vendosur në Norfolk, Virxhinia Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtu në ACT, e vetmja komandë e NATO-s e vendosur në mënyrë permanente në Shtatet e Bashkuara, drejtojmë transformimin brenda Aelancës përmes zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit ushtarak duke patur në focus mbështetjen e operacioneve që janë në zhvillim dhe përgatitjen për të ardhmen – sfidat e sigurisë të së nesërmes dhe më tej.
Le të fillojmë turin.
Faqja e internetit që ju po vizitoni ka një sërë informacionesh të rëndësishme për ato që janë emruar për të marrë një pozicion në shtabin, që ndoshta është e nevojëshme t’I merrni para se të vini këtu. Ju kujtojmë, se jashtë kësaj faqeje I gjithë informacioni është në anglisht, e cila është gjuha zyrtare e NATO-s më e përdorur. në ACT-së. Të gjitha lidhjet hapin një faqe të re, gjë që ju mundëson mos humbjen e lidhjes me faqen e fillimit kur ju vendosni të mbyllni faqen e hapur përmes lidhjes përkatëse.
Faqja e parë që sigurisht meriton vëmendjen tuaj për tu vizituar është ajo për te ardhurit e rinj në ACT, e cila është një koleksion i faqeve që japing informacion për gjithçka, nga udhëzimet për ngarjen e makinës, akomodimin e deri te taksat dhe punësimi për familjarët që shoqërojnë ushtarakun gjatë kohës së qëndrimit në ACT. Informacionet që do të gjeni në këto faqe janë përpjekje kolektive e gjithë atyre që kanë ardhur përpara jush dhe janë përballur me të njëjtat shqetësime që ju mund të përballeni, prandaj jeni të lutur t’I lexoni me vëmendje dhë në detaje.
Ju ndoshta do të ishit të interesuar të dinit edhe se cila është Struktura më e fundit e ACT-së, Biografitë e Grupit të Komandimit, Misioni dhe Historia si dhe Ish-Komandantët e ACT-së ndër vite.
Në faqen tonë të internetit ju mund të gjeni gjithashtu fotografi nga aktivitetet e zhvilluara, video informative si dhe versionin elektronik të revistës tonë, The Transformer.
Së fundi do donim t’ju prezantonim një bashkëatdhetarë tuajin që shërben në ACT: XXX, YYY, ZZZ.
Ju lutem vizitojeni në vazhdimësi faqen e internetit të ACT për të marrë informacionin e përditësuar mbi Transformimin e NATO-s.
